Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një përrua.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.
/a.r