Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni përplaset me motorin

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një qytetari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër.

Një furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit. Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com