Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër, tip “Pasat”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Pasat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta. Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të plagosur nga automjeti.
/a.d