Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç dallohet nga pamjet, një veturë ka goditur një tjetër automjet nga pas, duke bërë që makina para të përfundojë mbi të.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe mos ruajtja e distancës nga mjeti pas.
Për fat të mirë, nuk raportohet për dëmtime serioze. Ndërkohë, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.