Aksident horror, 5 viktima nga përplasja e trenit me autobusin

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident në Sllovaki, ku një tren dhe një autobus janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti i rëndë që përfshiu mjetet e transportit publik ka ndodhur pranë Nova Zamka, në linjën ndërkombëtare të trenave nga Praga në Budapest. Qyteza ndodhet 110 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Sipas shërbimeve të urgjencës përveç viktimave në vendngjarje ka edhe 5 të plagosur.

“Sipas informacioneve nga ekipet e emergjencës, pesë persona kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe të paktën pesë të tjerë janë lënduar”, kanë shkruar shërbimet e emergjencës në Facebook.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com