Pranë stadiumit kombëtar në Tiranë do të hapet Akademia e Biçikletave. Lajmin e mirë e ka dhënë mëngjesin e sotëm Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili deklarin se kjo Akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.
“MIRËMËNGJES! Akademia e Biçikletave së shpejti do të hapë dyert për fëmijët. ♀️
Në këtë hapësirë do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën , rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”, shkruan Veliaj.
Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia e biçikletave është kthyer gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.
/f.s