Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shpërndarë postimin ku thuhet “Ajo quhej Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kica-Xhelili ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e saj.
Sa u përket arrestimeve të fundit në lidhje me këtë ngjarje, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, Kica-Xhelili ka shkruar “gjithë sytë nga Gjykata”.
Postimi i plotë:
Ajo quhej LIRIDONA ADEMAJ
Këto vrasje po na bëhen vraga që s’po durohen më.
E pështirë!
Këto shkronja statusesh kanë filluar të na shndërrohen në turp kolektiv.
Dhashtë Zoti familjarët ta gjejnë durimin e prehjen në fuqinë që i duhet t’i ngushëllojnë e rrisin fëmijët.
Gjithë sytë nga Gjykata.