Ajo që nuk thotë Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj tashmë ka filluar të flasë për televizionin e familjes Berisha, në disa intervista në seri.

Ai thotë se është viktimë e Edi Ramës dhe se ky i fundit po hakmerret ndaj tij, duke përdorur SPAK—un dhe Altin Dumanin (dje tha se dhe ky i fundit e ka personale me të, megjithëse nuk njiheshin fare).

Ndoshta është edhe kështu si thotë ai.

Por, Arben Ahmetaj nuk na thotë se pse duhej të hakmerrej Edi Rama ndaj tij, çfarë arsye ka që ta bënte armik, ndërkohë që e kishte numrin dy të qeverisë?

Apo thjesht një ditë të bukur Rama u zgjua në mëngjes, mori në telefon Altin Dumanin dhe i sajuan dosjen Arben Ahmetajt?

Sikur nuk shkon kjo logjikë!

Ndaj, herën tjetër kur të shfaqet si viktimë dhe të thotë se të keqen e ka nga Rama, dhe jo nga drejtësia, Ahmetaj duhet të tregojë dhe arsyet përse Rama po hakmerret ndaj tij.

Ndryshe pastaj, iu jep zë teorive se emrin e Ramës po e përdor si armik, për të marrë azil politik në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com