Nje 33 cjecar eshte arrestuar ne Divjake i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare.
Prindërit e djalit kanë dhënë një intervistë për TCH, ku shprehen djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Sipas nënës së djalit, ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Sipas saj, prindërit e nuses e kanë kërcënuar duke i thënë se do e vrasin djalin e saj.
“Kur kam qenë në Greqi, kam një gocë që është e sëmurë në Greqi, kam lënë djalin këtu. Kur ishim në Greqi, morëm vesh që djali kishte rrëmbyer një vajzë. Ajo i thoshte djalit hajde më merr. Nuk i tregon çunit të vërtetën se sa vjet është. Kur vijmë këtu, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, u shpreh nëna e djalit.
E pyetur se ku është njohur djali i saj me vajzën, nëna tha se kur shkonte tek fshati që kishte gocën tjetër të martuar, e kishte parë.
“Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni dhe u njohën në rrjetet sociale. Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë dua, djali po ashtu dhe ikëm.
Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, hajde rri këtu. Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash. Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur. Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi”, u shpreh ajo./m.j