“Airbus” hap qendrën e parë të promovimit të sigurisë në Kinë

Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” hapi qendrën e parë të promovimit të sigurisë në Kinë, në qytetin port verior të Tianjin, pjesë e përpjekjeve globale të kompanisë për të forcuar kulturën e sigurisë brenda organizatës dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin për sigurinë në të gjithë industrinë, shkruan “Xinhua”. “Airbus” tani ka katër qendra të promovimit të sigurisë në mbarë botën. Tre të tjerat janë në Toulouse, Francë; Bangalore, Indi, dhe Hamburg, Gjermani.

“Qendra në Tianjin synon të promovojë kulturën e sigurisë së “Airbus” midis partnerëve tanë të industrisë së aviacionit kinez dhe të gjithë punonjësve të “Airbus China””,- tha George Xu, zv.drejtor ekzekutiv i “Airbus” dhe CEO i “Airbus China”.

Punonjësit e “Airbus” dhe vizitorët e jashtëm do të mësojnë se si “Airbus” përfshin sigurinë në projektimin dhe prodhimin e avionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com