Aida Demi u shkarkua 4 ditë më parë, emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë! Lirohen nga detyra dhe 5 punonjës të ASHK

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, katër ditë pasi është shkarkuar paraardhësja e tij Aida Demi.

Ky i fundit prej 6 muajsh ka qenë zëvendësregjistrues në Sarandë. Gazetari i Report tv Limos Didani bën me dije gjithashtu se 5 punonjës te ASHK Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme.

Njëherësh sipas burimeve policore ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit te legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj Drejtorie të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com