Egla dhe Juli janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin përgjatë këtyre ditëve në shtëpinë e ‘BBV3’, si pasojë e disa komenteve që i kanë bërë njëri-tjetrit lidhur me karrierën e tyre.
Sakaq gjatë ‘Prime-t’ të sotëm debati mes dy banorëve në fjalë ka vijuar.
Egla:Juli ka filluar të merret me karrierën time që nga javët e para… Puna e titullit të Julit, unë nuk e dija fare, e kam mësuar në shtëpi dhe kam vendosur atë mbrëmje pasi iu luta, nuk doja ta bëja atë debat, deri në agim derisa i dhashë mbrapsht një leksion që iu pasqyrua në fytyrë për karrierën. ‘Dorëzo titullin, artist i vogël’, që ia thashë sy më sy, jo pas krahëve… Sipas këtij unë nuk bëj si aktore dhe mua më kanë përzënë nga teatri.
Juli:O gënjeshtare ku e thashë atë unë?
Egla: Nga kush teatër më paskan përzënë mua? Unë nuk ju kam zënë vendet, pse merreni me mua, me karrierën time?
Juli: Kur ka ardhur Egla të bëjë një skeç te emisioni ynë. Pas skeçit, producenti më ka thënë ç’mendim ke për Eglën dhe prandaj unë e kam ngatërruar me audicion.
Egla: Mos u merr me emrat e kolegëve, as me karrierën e kolegëve. Je një thashethemaxhi. Je një njeri i vogël! Nuk je shumë i madh kur ti ul të tjerët.