Afera Partizani, GJKKO vendos sot masën për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme pritet të vendosë këtë të martë në orën 10:00 për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do ta ashpërsojë ose jo.

Bëhet me dije se seanca që do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie.

Ish-kryeministri Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kujtojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com