Afera me kompleksin “Partizani”, Berisha del nesër para gjykatës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje gjatë së martës në orën 14:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim.

Ndërsa ende nuk ka një vendim nga Parlamenti dhe Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës, ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com