Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në Facebook, pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku do të ndërtohet edhe aeroporti i ri. Sipas kreut të qeverisë gara për ndërtimin e tij do të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria mori vendimin për të ndërtuar aeroportin e katërt të vendit në Gjirokastër, me synimin për t’i shërbyer të gjithë zonës së jugut dhe Sarandës e Ksamilit.
/a.r