Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se dorëheqja e Admir Abriajt nga posti i Drejtorit të Burgjeve është komunikuar para disa ditësh.
Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.
/a.r