Administrata e Trump mund të ndalojë hyrjen në SHBA për qytetarët e 41 vendeve të botës

Administrata e presidentit Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e 41 vendeve sipas disa burimeve të cilët janë në dijeni të kësaj çështje raportojnë mediat ndërkombëtare. Në plan listohen gjithsej 41 vende të ndara në tre grupe të veçanta. Grupi i parë prej 10 vendeve, duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut ndër të tjera, ku parashikohet të vendoset për një pezullim të plotë të vizave. Në grupin e dytë, pesë vende — Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut do të përballeshin me pezullime të pjesshme që do të ndikonin në vizat turistike dhe studentore si dhe vizat e tjera imigruese, me disa përjashtime.

Në grupin e tretë, gjithsej 26 vende që përfshin Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin ndër të tjera do të konsideroheshin për një pezullim të pjesshëm të lëshimit të vizave të SHBA nëse qeveritë e tyre “nuk bëjnë përpjekje për të adresuar mangësitë brenda 60 ditëve”, thuhet në memorandum. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në listë dhe se ajo duhej të miratohej nga administrata, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Gazeta New York Times raportoi së pari për listën e vendeve. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Donald Trump kishte vendosur një ndalim udhëtimi për shtatë vende islamike, i cili ishte mbështetur nga Gjykata e Lartë. Më 20 janar, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për verifikim më të rreptë të sigurisë për shtetasit e huaj që kërkojnë të hyjnë në SHBA, me qëllim identifikimin e kërcënimeve të mundshme të sigurisë kombëtare.

Lista e plotë është si më poshtë:

Pezullim i plotë i vizave

Afganistani

Kuba

Irani

Libia

Koreja e Veriut

Somalia

Sudani

Siria

Venezuela

Jemeni

Pezullimi i pjesshëm i vizave (turistike, studentore dhe disa viza të tjera të prekura)

Eritrea

Haiti

Laosi

Mianmari

Sudani i Jugut

Vendet që mund të pezullohen pjesërisht nëse nuk rregullojnë çështjet e theksuara nga SHBA

Angola

Antigua dhe Barbuda

Bjellorusia

Benin

Butani

Burkina Faso

Cabo Verde

Kamboxhia

Kameruni

Çadi

Republika Demokratike e Kongos

Dominika

Guinea Ekuatoriale

Gambia

Liberia

Malavi

Mauritania

Pakistani

Republika e Kongos

Shën Kitts dhe Nevis

Shën Luçia

Sao Tome dhe Principe

Sierra Leone

Timori Lindor

Turkmenistani

Vanuatu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com