Detaje tronditëse janë zbuluar për rastin e rëndë të abuzimit në Greqi, pas arrestimit të 56-vjeçarit shqiptar Kozma Papa.
Ky i fundit, me origjinë nga fshati Dhrovjan i Sarandë, akuzohet për përdhunimin e vajzës së mitur të partneres së tij.
Sipas policisë greke, 56-vjeçari prej të paktën shtatë vitesh kryente akte seksuale me të miturën, duke përfituar nga afrimiteti që kishte me nënën e saj.
Në të njëjtën kohë, vajza e mitur u ka thënë oficerëve të policisë greke se partneri i nënës së saj e ka abuzuar nga mosha 8-vjeçare.
Hera e fundit që vajza u përdhunua ishte më 13 janar. E mitura nuk duroi dot dhe i tregoi mamasë makthin që po përjetonte nga duart e 56-vjeçarit.
Më 15 janar, nënë e bijë shkuan në Departamentin e të Miturve, ku vajza foli për atë që ajo kishte kaluar në shtatë vitet e fundit.
Në fakt, e mitura u ka thënë hetuesve se 56-vjeçari i dërgonte mesazhe vulgare në celular, si dhe foto nudo të tij.
Ai gjithashtu i kërkoi asaj që t’i dërgonte foto nudo. Pas denoncimit, shqiptari u vu në pranga.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën prova dixhitale të cilat u dërguan në laboratorët e policisë për analiza, si dhe një pistoletë.
/a.r