Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar orët e para të mëngjesit në ambientet e shtëpisë së “BBV3”, Rike ka ngacmuar Erjolën duke e pyetur nëse kjo e fundit ka një pëlqim për Liamin, banori i cili u bë pjesë e shtëpisë për herë të dytë vetëm një javë më parë.
E teksa Erjola nuk e ka pranuar diçka të tillë ajo ka shtuar se i pëlqejnë meshkujt të cilët nuk janë të njohur por do që mashkullin e saj t’a shohi vetëm ajo.
“Hë mi seriozisht?! Ti ma njeh tipin si e dua. Nuk është Liami në preferencat e mia. Unë e dua mashkullin tim ti dinë emrin por mos t’a njohin, t’a shohë vetëm unë!’- ka thënë Erjola.