Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur një pyetje që është bërë shpesh ditët e fundit në opinionin publik pas shpërthimeve të tij të shumta, ndaj Dumanit por edhe shkarkimeve brenda partisë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes që është bërë më së shumti në rrjet nëse është i çmendur apo po bën vetë për t’i shpëtuar burgut.
Kreu i PL duke qeshur tha se në fund tarallaku do të nxjerrë kartelën për të përfituar ulje dënimi.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka zëra sëfundmi që thonë se gjithçka është skenar, dhe se bëni si i çmendur për të përfituar, cila është e vërteta?
Meta: (Qesh) Në fund tarallaku do të nxjerrë kartelën dhe do të përfitojë ulje dënimi.
/a.r