A hyn dot SPAK-u në shtetin e Baba Mondit? Ja ç’thotë Artan Hoxha

Ideja e hedhur nga Edi Rama në OKB për të krijuar shtetin e bektashinjve, ka prodhuar debate të forta ditët e fundit.

Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ç’ndodh me juridiksionin e SPAK nëse krijohet ky shtet. Gazetari that se shteti do të ketë rregullat e veta ndaj SPAK nuk mund të ndërhyjë atje.

Ylli Rakipi: Po SPAK-u a hyn atje dot, në shtetin e ri bektashi?

Artan Hoxha: Nëse bëhet shtet, do të ketë rrergullat e veta.
Ti mendon që ata që do vjedhin te shteti i Bajramit, do të fshihen te shteti i baba Edit ? Nuk është kështu.
Kryeministri na ka vënë para një fakti të kryer dhe e ka bërë në OKB. Gjithë kjo gjë dhe mungesa e transparencës… Baballarët i kemi kontaktuar dhe nuk e dinin. Ata kanë atdheun të parin, nuk kanë kërkuar atdhe të dytë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com