A është djali i Fredi Belerit kandidat për Bashkinë e Himarës? Ja si përgjigjet Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, nuk përjashtoi që djali i Fredi Belerit të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës.

“Qëllimi i Edi Ramës ishte që të pengonte zotin Beleri për të drejtuar Bashkinë e Himarës, për të nëpërkëmbur vullnetin e sovranit. Që në atë moment, ne dhe komuniteti jemi të gatshëm për t’i dhënë përgjigjen zotit Rama”, tha Dule.

Kur u pyet se cila do të ishte oferta dhe nëse ajo përfshin edhe djalin e zotit Beleri, Dule u përgjigj: “Do të vijë në kohën e duhur dhe do të komunikohet në mënyrën e duhur. Nuk ka një vendimmarrje, por sigurisht që në momentin e duhur do të vijë edhe vendimmarrja e duhur. Askush nuk mund të përjashtohet nga lista e kandidaturave. Kandidaturat fituese nuk mund të përjashtohen”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com