Në lojën me pyetje që u realizua para pak kohësh nga produksioni, Julias i ra pyetja nëse kishte pasur ndonjëherë lidhje paralele në jetën e saj. Ajo pohoi se ka pasur një lidhje të tillë, duke shkaktuar shumë reagime tek banorët.
Sara Gjordeni ka ndarë përmes një Instastory një lajm ku flitet pikërisht për deklaratën e Julias, duke e komentuar kështu:
Ore a do merret njeri me moralin e Julias? Apo s’prodhon lajm në qoftë se nuk jam unë.
Kujtojmë se Sara ka qenë një ndër personazhet më të përfolur brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV3 për lidhjet e saj të mëparshme.