A do e shpallë Zelensky nesër njohjen e Kosovës? Diplomati: Ka diçka që e pengon

Diplomati Agim Nesho është shprehur se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk do ta shpallë ditën e nesërme nga Tiran njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Komentet Nesho i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi nesër në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk ka përfituar asgjë në politikën e jashtme gjatë këtyre viteve dhe nuk është treguar serioze.

“Këtu në radhë të parë përfiton Shqipëria, por këtë do e shikojmë. Nëse do të ishte një politikë efektive e jashtme e Shqipërisë, sigurisht të gjithë politikën e saj të jashtme nuk do e bënte as me samite e as me tamtame, por do kishte dy gjëra parasysh, integrimin në BE dhe çështjen e shenjtë të Kosovës.

Gjithë këtë energji dhe gjithë këto gjëra që bëjmë për politikën e jashtme dhe nuk kemi prodhuar asgjë. Ka qenë e papërgatitur fare politika e jashtme për të prodhuar diçka, sidomos për çështjen e Kosovës.

A do të realizohet ajo që thatë ju që Zelensky të njohë pavarësinë e Kosovës? Po nuk mund ta bëjë sepse do të vijë Vuçiç dhe kryeministrja e Serbisë, miqtë e kryeministrit Rama. Unë mendoj se ky samit duhet të jetë një samit që tregon një angazhim më serioz të politikës shqiptare. Kur u bë samiti në Athinë për Ukrainën, asnjë përfaqësues shqiptar nuk vajti”, tha Nesho.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com