Detaje të reja, si fqinji plagosi me thikë dy vëllezërit pas sherrit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Tiranë, ku u plagosën dy persona, Agim Karafili 51 vjeç dhe Agron Karafili 57 vjeç.

Sipas burimeve dy vëllezërit janë konfliktuar me fqinjin e tyre, me sharje dhe fyerje, pasi kanë qenë dhe të dehur.

Pasi konflikti ka agravuar në përleshje fizike autori ka nxjerr thikën dhe i ka plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com