Rusia gati nëndetësen e re bërthamore, “Arkhangelsk” mund të godasë në tokë dhe det

Ministria ruse e Mbrojtjes shfaqi pamjet e nëndetëses ruse të gjeneratës së katërt, me fuqi nukleare, e quajtur “Arkhangelsk”, e cila qëndron në bazën e përkohshme në veri të Rusisë. Nëndetësja ka një armatim të shumëllojshëm duke i dhënë asaj aftësi për të goditur objektivat në det dhe në tokë.

Ekuipazhi  pritet t’i nënshtrohet trajnimit shtesë, pas së cilës nëndetësja do t’i bashkohet zyrtarisht forcës detare të Flotës Veriore, e cila është gati për dislokim.

Nëndetësja e re është quajtur me emrin e kryeqytetit të rajonit të Oblastit, “Arkhangelsk”. Deri në fillim të shekullit të 18-të, ai ishte porti kryesor detar në pjesën evropiane të Rusisë, kur u pasua nga Shën Petersburgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com