Kryeministri serb Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen pas disa muajsh protestash

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen të martën pas muajsh protestash masive në të gjithë vendin. Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Vuçeviç tha se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad para objekteve të Partisë Progresive Serbe në atë qytet.

“Mendoj se këtë politikë të cilës i përkas, partisë që unë drejtoj, e kam fituar së bashku me Presidentin e Republikës në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2012. Ajo duhet t’u tregojë të gjithëve, më shumë se një herë, shkallën më të lartë të përgjegjësisë, duhet të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të ligjit në politikën serbe, duhet të tregojë se është më e përgjegjshmja, se është objektivisht më e përgjegjshmja, dhe prandaj pas kësaj ngjarjeje në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen nga pozita e kryeministrit”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se mëngjesin e sotëm ka pasur një bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili ka pranuar argumentet dhe vendimin e tij.

“Për të mos ngritur më tej tensionet në shoqëri, mora këtë vendim që jua komunikova”, tha Vuçeviç, i cili bëri të ditur se sot do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq.

Dorëheqja e Vuçeviçit erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Aleksandar Vuçiç foli për “një riformatim urgjent dhe të gjerë të qeverisë” në përgjigje të kërkesave të paraqitura nga studentët grevistë të universitetit të Serbisë.

Beogradi ka parë protesta të përditshme antiqeveritare që kur një çati u shemb në nëntor në një stacion hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, ku u vranë 15 njerëz në nëntor.

Protestuesit duke përfshirë studentë, mësues dhe punëtorë të tjerë kanë dalë me mijëra, duke fajësuar për fatkeqësinë korrupsionin brenda qeverisë së presidentit populist Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com