Me “bekimin” e kryeministrit Edi Rama, deputeti socialist, Erion Braçe do të japë kontributin e tij për zgjedhjet e majit në Tiranë.
Nga Divjaka, direkt pa humbur kohë Braçe ka nisur punën në njësinë nr.5 të kryeqytetit. Ka qenë vetë socialisti i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një logo të Partisë Socialiste të cilën e ka shoqëruar me këngën “Tirona” të West Side Famlijy.
Braçe ka ftuar të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste duke thënë se janë të mirëpritur në betejën e fitores.
Postimi i Braçes:
PUNE E RE;
TIRANE E RE, KOMUNE, STADIUMI DINAMO, VASIL SHANTO, PARAFABRIKATET, PALLATI ME SHIGJETA, SEEEELIIITEEEE, AAA PO-ISH BLLOK;
KUSH DESHIRON TE JETE ME NE, TE BEJ BETEJE E FITOJE, ESHTE I MIREPRITUR; JO VETEM, ME KE TE DOJE!