Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama është i vendosur që të bëjë shtetin bektashi, por ai do të bëjë me një status jashtë parlamentit, sepse nuk i ka 94 votat për ta votuar.
Pjesë nga biseda
Nikoll Lesi: Duke njohur Edi Ramën me këtë vendimmmarje jemi para një fakti të kryer, por statusi është i pakryer. Shteti i Vatikanit është krijuar si shtet në shkurt 1929 nga Mbretëria e Italisë. Unë pyeta disa juristë. Duhen 94 vota për ta votuar në Kuvend. Në këtë sens nuk ka si e ndryshon me Kushtetutë se shteti shqiptar është unik dhe i pandashëm.
Elena Kocaqi: Nuk bëhet juridikisht, është vepër penale.
Nikoll Lesi: Një jurist të PD-së e pyeta si do ta bëjë Rama pa vendim parlamenti. Ndoshta do të gjejë një status jashtë parlamentit. Rama do ta bëjë këtë e ka ndarë mendjen. Shtet si Vatikani nuk e bën dot.
Elena Kocaqi: Juridikisht nuk ka asnjë mundësi. Nuk ka shanse. Vetëm status shtetëror siç e tha në OKB nuk e bën dot.