Detaje nga vrasja Lulzim Vishës në Zall Mner, burime: Viktima ishte në hasmëri

48-vjeçari Lulzim Visha, i cili u gjet i pajetë në një makinë mëngjesin e kësaj të premteje, i vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka pasur hasmëri me persona të tjerë.

Burime thonë se viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.

Visha  u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner rreth orës 7:40 këtë mëngjes. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com