Trump firmos deklasifikimin e dokumenteve për vrasjet e JFK, Robert Kennedy dhe Martin Luther King

Një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e John Fitzgerald Kennedy , vëllai i tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King u nënshkrua nga Donald Trump këtë të enjte.

Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të Trump, të cilin e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.

Të tre atentatet, në vitin 1963 dhe dy në 1968, tronditën SHBA-në, ndërsa ai i presidentit krijoi teori konspirative se kush, si dhe pse e planifikuan vrasjen e një presidenti popullor.

Të mërkurën, Trump kishte thënë se kishte ndërmend të bënte deklasifikimin gjatë mandatit të tij të parë, por nuk e bëri këtë sepse atij iu kërkua ta bënte këtë si favor nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, të cilit ai ia hoqi të drejtat sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com