Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar me banim në zonën e Milanos, u arrestua pasi iu gjetën katër blloqe kokainë, me peshë totale 3.44 kg. Lënda narkotike kapte vlerën e 300 mijë eurove në tregun e shitjes me pakicë.

Droga ishte fshehur brenda një ndarjeje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit. I riu ndodhet tani në burgun e Bolonjës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë aktivitetit të vazhdueshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes rrugore të kryer nga Nënseksioni i Policisë Rrugore të Bolonjës, përgjatë rrugëve A1 dhe A14.

Patrulla hasi një “Mercedes Class A”, i drejtuar nga një i ri. Në kontrollet e para shoferi u shfaq nervoz dhe i paduruar. Për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Rrugore për kontrolle të mëtejshme dhe më të thelluara.

Dhe poshtë sediljes u gjetën 4 pakot me lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila sipas policisë do të ishte e destinuar për trafikim tek të tretët, informon media.

Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, pasi po hetohet për të zbuluar rrjetin e organizuar të këtij trafiku që dyshohet se qëndron pas korrierit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com