“Duartrokitët me hipokrizi reformën dhe…”, Alibeaj bën thirrje të votohet zgjatja e mandatit të SPAK

Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i “Djathtas 1912”, ka ngritur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, çështjen e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK.

Duke shprehur një prej angazhimeve të Djathtas 1912, Alibeaj tha se kjo është një kërkesë e paraqitur si nga SPAK, ashtu dhe nga përfaqësues të SHBA.

“Ky parlament ka duartrokitur me hipokrizi mesa duket në 2016 për reformën në drejtësi. E shoh këtu që nga shumica e Kodit Zgjedhor askush nuk flet. Në fakt, ky është një detyrim publik, që gjithsecili prej jush nuk duhet të ulë kokën, por duhet të shprehet dhe duhet tani. Kështu që dhe kjo është një nga çështjet që do duhet të marrë në mënyrë primare vendin e saj për ta diskutuar dhe për të treguar pastaj pozicionin e qartë dhe të sinqertë para drejtësisë. E duam apo s’e duam. Me votë”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com