Detaje të reja nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, ku u arrestuan 2 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Burime bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.
Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72 000 euro. Prej disa muajsh Antridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.