Media prestigjioze “The Times” i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri ku ka përmendur atë çfarë të ofron vendi ynë me një kosto jo shumë të madhe për turistët.
Lidhur me këtë shkrim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili sjell në vëmendje këtë artikull duke përmendur se tashmë Shqipëria është në fokus jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde të larta.
Ndër të tjera Rama shton se investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare.
“Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times” jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde të larta. Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Sëiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota .Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, shkruan Rama.