Pas 34 vitesh rezistencë: Kulluri parashikon rënien e fuqisë së liderëve në zgjedhje: Ka disa variabla që…

Edvin Kulluri komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me faktorët që ndikojnë votën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Kullurit, elektorati fiks dhe polarizuar në 34 rreth dy partitë e mëdha do të ketë një rënie drastike në zgjedhjet e 11 majit pasi ka një zhgënjim për dështim nga të dyja krahët.

“Ka disa variabla që janë të pandryshueshme, edhe në SHBA partitë e mëdha kanë bazat e tyre solide. Nuk kemi pasur copëzim të elektoratit, janë ende të polarizuar. Në këto 34 vjet ka ende rezistencë nga elektorati fiks i të dyja krahëve. Për mendimin tim në këto 4 vite, kur të vijmë te zgjedhjet do ta shikoni që ndikimi i partisë dhe liderit ka për të rënë ndjeshëm. Pas 12 vitesh në pushtet njëra palë dhe 12 vitesh dështim të palës tjetër do ketë një rënie drastike të votave për të dyja partitë”, tha Kulluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com