“Mund ta bëjmë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë”, Trump kërcënon Putinin: Urgjent jepi fund luftës në Ukrainë!

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar homologun rus Vladimir Putinin me “nivele të larta” taksash, tarifash dhe sanksionesh nëse ai nuk bën një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Trump premtoi se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh sapo të merrte detyrën. Duket se plani nuk i ka ecur dhe sot ai ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Moskën dhe kreun e saj.

“Unë nuk jam duke kërkuar të lëndoj Rusinë. Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin”, tha ai në një postim në “Truth Social”, duke vënë në dukje gjithashtu rolin e Bashkimit Sovjetik në ndihmën e aleatëve për të fituar Luftën e Dytë Botërore, raporton “SkyNews”.

Presidenti amerikan i ka kërkuar Putinit të ndalojë këtë luftë qesharake, duke shtuar se në se nuk tërhiqet, situata “vetëm do të përkeqësohet”.

“Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe tani shpejt, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që u shet Rusia, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera aleate”, tha ai.

Trump e përfundoi postimin e tij duke thënë: “Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të bërë një marrëveshje. Nuk duhet humbur më jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com