Lufta në Ukrainë, SHBA sanksione shtesë ndaj Rusisë: Putin po refuzon të negoiciojë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar kërcënimet ndaj presidentit rus Vladimir Putin pasi ky i fundit refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke mos dhënë më shumë detaje mbi sanksionet e mundshme shtesë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë sanksionuar Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Trump tha ditën e djeshme se administrata e tij po shihte gjithashtu çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke shtuar pikëpamjen e tij se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

“Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky, do të flasim shumë shpejt me Presidentin Putin”, tha Trump.

Ai u shpreh se i kishte bërë presion Presidentit kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike, të ndërhyjë sa më shpejt për ta ndaluar luftën në Ukrainë.

“Ai nuk ka bërë shumë për këtë. Ka shumë … pushtet, sikurse ne kemi shumë pushtet. Unë i thashë, duhet ta rregullojmë këtë. Ne e diskutuam këtë çështje”, shtoi presidenti Trump.

Menjëherë pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump tha se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, pasi presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com