Zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PS: Vota e diasporës nuk ka ndikim në qarqet e mëdha

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e News24, diskutoi mbi pritshmëritë e PS lidhur me votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Sipas Koçit, vota e emigrantëve mund të jetë e ndikuar nga periudha e largimit të tyre nga Shqipëria.

“Njerëzit që janë larguar vite më parë mund të jenë më të ftohtë, me më pak emocionalitet dhe tifozllëk në lidhje me partitë. Ndërsa ata që kanë emigruar kohët e fundit mund të jenë më të përfshirë emocionalisht dhe më fanatikë në votën e tyre,” tha ai.

Megjithatë, Koçi theksoi se ndikimi i votës së diasporës nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në rezultatin kombëtar.

“Kjo mund të ndikojë në ndonjë qark ku për pak vota mund të ndryshohet një mandat, por në qarqet më të mëdha nuk besoj se do të ketë efekt të ndjeshëm,” shtoi deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com