Do i mohojë shtetësinë të porsalindurve nga emigrantët, 22 shtete padisin Trump

Një koalicion prej 22 shtetesh të udhëhequra nga demokratët, së bashku me Distriktin e Kolumbisë dhe qytetin e San Franciskos, po padisin administratën Trump mbi përpjekjen e saj për t’i dhënë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes.

Urdhri ekzekutiv i presidentit Donald Trump kërkon të ndryshojë rregullat për e dhënies së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që ndodhen në SHBA ilegalisht ose me viza të përkohshme. Koalicioni Demokratik argumenton se urdhri i Trump shkel Kushtetutën e SHBA dhe subjekt i këtij ndryshimi mund të jenë mbi 150 mijë fëmijë që lindin çdo vit në SHBA.

Amendamenti 14 thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë.”

Urdhri argumenton se kushtetuta është keqinterpretuar, duke argumentuar se “subjekt i juridiksionit të saj” u referohet vetëm fëmijëve të qytetarëve ose banorëve të përhershëm të ligjshëm.

Ndryshimi i kushtetutës do të kërkonte dy të tretat e votave në të dyja dhomat e Kongresit dhe shumica e studiuesve juridikë pajtohen se Trump nuk mund t’i japë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes me një urdhër ekzekutiv .

Shtetet që përbëjnë koalicionin janë Nju Jorku, Kalifornia, Kolorado, Connecticut, Delaware, Hawaii, Maine, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minesota, Nevada, New Jersey, New Mexico, North Carolina, Rhode Island, Vermont dhe Wisconsin. 

BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com