Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se procesi i dërgimit të fletës së votimit është “100% i sigurt”.

I ftuar në emisionin “Zëri i Diasporës” të gazetares Edlira Prendi në RTSH 24, Celibashi tha se vota do të dërgohet përmes shërbimit postar rekomande, një shërbim postar që ofron një nivel të lartë sigurie.

Kreu i KQZ-së theksoi se shërbimi postar ka detyrimin që fletën e votimit ta dorëzojë në dorën e individit personalisht, jo te ndonjë familjar. Në rast se diçka e tillë nuk ndodh, fleta e votimit rikthehet sërish në KQZ.

Kjo është e sigurt 100%, sepse fleta e votimit do të dërgohet me postë-rekomande nga KQZ për këdo votues. Operatori i shërbimit postar që besoj se do të jetë një nga emrat ndërkombëtarë të postës, ka detyrimin ta dorëzojë në dorën e individit personalisht fletën e votimit dhe pjesën tjetër të dokumentacionit. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, fleta e votimit do të kthehet sërish në KQZ. Pra nuk mund t’ja lërë fletën e votimit një familjari”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com