Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë/ Shkatërrohet grupi shqiptar, operacioni në Shqipëri-Itali-Spanjë

Një megaoperacion mes tre shtetesh i koduar “ICARO.AL” ka goditur një grup shqiptar të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Grupi trafikonte kokainën kryesisht në Itali dhe në shtete të tjera të Europës Qëndrore.

Operacioni u zhvillua nga Italia, Shqipëria dhe në Spanjë. Deri tani janë vënë në pranga 12 persona dhe po hetohen 8 të tjerë.

Në Shqipëri u arrestuan 5 persona; Igli D. 30 vjeç nga Elbasani, Shkëlqim P. 44 vjeç nga Elbasani, Ervin D. 40 vjeç nga Elbasani, Edmond Zh. 41 vjeç nga Shkodra dhe Genti B. 28 vjeç nga Tirana.

Në aksionin në vendin tonë mori pjesë edhe SPAK. Më tej, informacioni i siguruar nga Policia Shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë të një tjetër pjesëtari të grupit, shqiptar me precedent penal, G.P. alias A.P. 48 vjeç.

Ndërsa një shqiptar tjetër është i shpallur në kërkim.

Këta persona akuzohen nga Gjykata e Breshias në Itali se kanë trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com