Ceremonia e inaugurimit, Biden mirëpret Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Biden dhe gruaja e tij Jill  kanë mirëpritur Donald Trump dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë. Ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen për në Kapitol.

Është hera e parë që dyshja takohen sot.

 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump e nisi ditën e ceremonisë së betimit Presidencial me një vizitë në Kishën e Shen Gjonit ne Washington DC.

Presidenti i zgjedhur Trump mbante veshur një pallto të gjatë ngjyrë të zezë ndërsa bashkëshortja e tij Melania kishte veshur një kostum shik në nuancë blu të errët.

Çifti presidencial u prit në hyrje të Kishës së Shën Gjonit nga famulltari i Kishës që ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në moshën 78-vjeçare, Trump do të jetë presidenti më i moshuar që do të betohet ndonjëherë në detyrë dhe do të gëzojë shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit, të cilat janë spastruar pothuajse tërësisht nga çdo kundërshtar brendapartiak, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com