Rusët e kapur rob: Ushtarët nga Koreja e Veriut janë të çmendur, veprojnë të pavarur

Gati 3 vite nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, janë shtuar dëshmitë e ushtarëve rusë të kapur që tregojnë për përfshirjen e ushtarëve nga Koreja e Veriut në frontet e luftës. Sipas këtyre dëshmive, ushtarët koreano-veriorë janë parë në rajonin rus të Kurskut dhe në zona të tjera të luftës, pavarësisht mohimeve nga Koreja e Veriut.

Një zëdhënës ukrainas vlerësoi disiplinën dhe aftësitë ushtarake të tyre, por vetë ushtarët rusë të kapur kanë dhënë një tablo më negative. Ata tregojnë se ushtarët koreanoveriorë veprojnë të pavarur, nuk raportojnë te eprorët, dhe madje përdorin dronë pa koordinim, shpesh duke krijuar konfuzion për palën ruse. Një ushtar rus i kapur tha: “Ata shkojnë përpara dhe ne pas tyre. Nuk u binden askujt dhe stërviten më vete.”

Kushtet në front gjithashtu krijojnë tensione mes ushtarëve. Sipas të burgosurve rusë, koreanoveriorët marrin ushqime më të mira, si vezë, çokollata dhe kafe, ndërsa rusët përballen me mungesa. Gjithashtu, ata janë përshkruar si “të çmendur, të pamëshirshëm dhe të pandjeshëm”.

Komunikimi mes palëve është i kufizuar për shkak të barrierave gjuhësore, duke e bërë bashkëpunimin edhe më të vështirë. Një ushtar rus tregoi se ata përdorin një komandant që di disa fjalë në rusisht, por ai rrallë shfaqet, thotë ai. Madje, ka pasur raste kur ushtarët koreanoveriorë kanë kërcënuar rusët për të transportuar municione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com