Theu arrestin e shtëpisë, 35-vjeçari kapet me kanabis në makinë, nuk kishte as patentë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë 35-vjeçarin Sergeto Turullaj në Tiranë, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap me lëndë narkotike gjatë një kontrolli rutinë.

Zbulimi i shkeljes gjatë kontrolleve në terren
Gjatë kontrolleve parandaluese në terren, një patrullë e Policisë Rrugore konstatoi një automjet me xhama të zinj dhe i bëri shenjë ndalimi drejtuesit të tij për verifikime. Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Gjetja e lëndës narkotike dhe thyerja e masës së sigurisë
Në vijim të kontrollit fizik, u zbulua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e mëtejshme u konstatua se shtetasi S. T. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com