Berisha lexon “Kartolinën 2” para SPAK, akuza të rënda ndaj Dumanit: Fale kriminelin Ymer Lala

Sali Berisha, pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, foli në dyert e SPAK për dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur në mbështetje të tij.

Berisha, edhe njëherë tjetër, ngriti akuza të forta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, madje duke e quajtur atë me emrin “Altin Lala”, teksa tha se me këtë emër ka parasysh Ymer Lalën, të cilin e quajti vrasës dosja e të cilit nuk po hetohet ndaj SPAK.

“Parti politike hajdute, mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 77 vende. I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës trafikante e hajdute.

Sot kam sjellë para jush përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Dumani, Altin Lala, kam parasysh Ymer Lalën, vrasësin Ymer Lala. Mbi këto dosje, mbi këto krime, flenë i paguar mercenari i Edi Ramës, Altin Lala”, tha Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com