Debate të forta ka pasur në studion e “Off the Record” mes dy ish-drejtuesve të Policisë, Shemsi Prençi dhe Arben Hajdarmataj në lidhje me punën e SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.
E teksa Prençi e cilësoi kreun e Strukturës së Posaçme një prokuror të shkëlqyer që tashmë i ka dhënë provat, Hajdarmataj nuk ka qenë dakord duke shtuar se Altin Dumani është selektiv me dosjet dhe godet kryesisht opozitën.
Pjesë nga debati në Off the Record
Prençi: Kur kemi disa drejtues të policisë që iu janë bllokuar telefonat. Që kur ka ikur Rrumbullaku nuk ka një operacion të madh. Është çështja e besueshmërisë. SPAK nuk mund ta bëjmë SpiderMan. Një pjesë e prokurorëve janë të shkëlqyer. Altin Dumanin le ta shajë politika sa të duash. I ka dhënë provat. Atje ku peshohen burrat.
Hajdarmataj: Arrestoi kryetarin e opozitës pa asnjë provë. Përse nuk e arreston Erion Veliajn?
Prençi: Nuk mbaron dosja për dy ditë, t’i e di shumë mirë.
Hajdarmataj: Mua nuk më pëlqen, është si të gjithë prokurorët. Ka 4 vite dosja e inceneratorit.
Prençi: Është më i ndershmi, më i vendosuri për të zbatuar ligjin. Është caktuar nga ndërkombëtarët
Hajdarmataj: Unë them e caktoi Rama. Ka fakte…
Prençi: Dumani i ka dhënë impuls prokurorisë.