Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 23-vjeçari në Kukës. Në pranga edhe dy bashkëmoshatarë të tij

Një 23-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e Policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri automatike pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet edhe një tjetër armë zjarri e tipit pushkë.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni ranë në prangat e Policisë edhe dy 23-vjeçarë të tjerë, banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kukës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri, arrestohet në flagrancë 23- vjeçari.

Vihen në pranga dhe dy shokët e tij, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armed”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;

T. H., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin T.H., dhe pasagjerë shtetasit E. Ç., dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjetin, u gjet një armë zjarri automatik, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit T.H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër armë zjarri ( pushkë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com