Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosa, humb kontaktet 63-vjeçari

Një 63-vjeçar i cili kishte dalë për peshkim, sëbashku me një person tjetër, në lumin Vjosë, ka humbur kontaktet.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu të dy personat janë banues në Berat. Ndërkohë vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com