Katër viktima dhe disa të plagosur, Rusia godet Ukrainën me raketat e frikshme dhe dronë “mashtrues”

Forcat ruse sulmuan Ukrainën mëngjesin e së shtunës me katër raketa balistike Iskander, 39 dronë kamikaze të tipit Shahed dhe lloje të ndryshme të dronëve “mashtrues’, njoftoi Forca Ajrore e Kievit.

Sipas mediave të huaja, dy raketa balistike dhe 24 dronë sulmues u rrëzuan, ndërsa 14 dronë ranë në zona të hapura.

Raketat balistike të rrëzuara ranë afër kryeqytetit duke shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë raportohet se si pasojë e sulmit me raketa balistike katër persona kanë humbur jetën në Kiev.

Pas sulmit, u raportuan zjarre dhe dëmtime në infrastrukturë, duke përfshirë stacionet e metrosë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth qytetit.

Ndërkohë, në qytetin jugor të Zaporizhia, autoritetet lokale thonë se gjashtë persona u plagosën në një sulm rus. Këto sulme janë më të fundit në luftën që filloi pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com